Aleksandër Sadikaj u ekzekutua në mënyrë makabër mesditën e 11 qershorit 2022 pranë rrethrrotullimit të TEG-ut në Tiranë, vetëm pak minuta pasi kishte lënë banesën e tij në lagjen ‘Sauk i Vjetër’, ku ai qëndronte me qira prej 3 vitesh.
Në dëshminë e saj e dashura e Aleksandër Sadikaj, e cila bashkëjetonte prej 3 vitesh me të riun nga Memaliaj, që kishte në pronësi një agroturizëm në vendlindjen e tij, si edhe një lokal në zonën e Selitës në Tiranë tha se Aleksandri nuk ka pasur probleme me askënd.
Kur kanë kaluar ditë nga ndarja nga jeta e Sadikajt, e dashura e të ndjerit ka bërë një postim prekës. Përmes një mori fotosh të shkëputura nga momentet që çifti kanë kaluar së bashku, E dashura e viktimës, Inva Kurti, prek me dedikimin e ndjerë për të dashurin që vdiq, teksa shton se drejtësia do të dalë në dritë
Postimi i të dashurës së Sadikaj:
Ah moj beb,kjo bote ishte shum mizore per ty.Nje engjell si ty i duhej zotit lart.Na le me vuajtje dhe pike ne zemer,por mjafton qe ti te jesh prere i qete ne paqe.Vetem ideja qe je prane zotit me ben te ndihem mire se me mire se ai nuk kujdeset dot askush per ty.Cdo veper te mire qe ke bere mbi toke do ta nxjerr ne pah koha dhe drejtesia.Cdo moment i yni me mungon.Ishe njeriu qe desha me shume ne kte bote dhe ne boten tjeter.Mezi po pres te te takoj.Nuk jetohet ne kete ferr.Me prit , TE DUA SHUMEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE
Gjysma ime, nuk po te gjej dot se ku je. I kam pare te gjitha vendet ku rrije ti, po ti nuk je me. Me ke ikur larg dhe spo te arrij dot. Me duket nje jete pa ty. Me ka malul mali cum pel ty bebi. Ti me shikon mua po un ste shikoj dot ty. Kjo nuk eshte e drejte. Me perqafon me eren, po une ste perqafoj dot. Nuk ka asgje kuptim pa ty. Cdo gje esht gri, ska ngjyra. Nuk ka me jete as gezim. Nuk ka me asgje. Ade te bebi ote te jemi pelgjithmon bashk sic me kishe plemtual.