Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan nga grupi i armatosur i PD, Prokuroria në vendin e krimit për të rindërtuam skemën e vrasjes.
Ngjarja e rëndë u regjistrua më 21 prill pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku Xhuvani u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike në këtë qytet, Gazmend Bardhi.
Të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë).
Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.
Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një strukture të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend.
Ai ka qenë për disa vite kreu i LSI-së për Elbasanin duke drejtuar edhe Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, dhe është prangosur 6 vite më parë pasi akuzohej se i shkaktoi dëm rreth 56 milionë lekë shtetit.
g.kosovari
E ka vrarë Gazmend Bardhi.Ai e urdhëroi Tropojanin që t’a vriste Pjerin.Arrestojeni dhe shtrënojeni Gazmend Bardhin të tregojë të vërtetën.Ishte i bindur se PD do fitonte zgjedhjet parlamentare dhe Gaz faqezi do bëhej ministër i brendshëm.
Te arrestihet Gaznend Bardhi qe u owrpiq te mbronte vrasesin .Au krijoi strukturat fashiste te armatosura ,gjoja per mbrojthen e vites.Drejtesia te veproj