Gati dy javë pas një masakre në shkollë në Uwalde në Teksas, ku u vranë 19 nxënës dhe dy mësues, një tjetër të shtëna me armë zjarri dhe vdekja e një djali shtatëvjeçar shkaktuan terror në shtetin e Teksasit.
Sipas Independent, 7-vjeçari u qëllua rreth orës 22:45 të së dielës në shtëpinë e tij në Cloverleaf, një qytet jashtë Houston. Policia raportoi se fëmija ishte qëlluar për vdekje nga një makinë që po kalonte në rrugë
Dhoma e fëmijës ka qenë në pjesën e përparme të shtëpisë ndërsa lëndimet që ka marrë janë në gjoks.
Pasi u qëllua, fëmija shkoi i plagosur tek nëna e tij e cila nxitoi ta dërgojë në spital, por ai nuk mundi të mbijetonte pasi plaga ishte shumë e thellë.
Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar, dhe ende nuk dihen arsyet e vrasjes./m.j