Komisioneri i BE-së për menaxhimin e krizave, Janez Lenarcic pranoi kërkesën e Shqipërisë për t’iu bashkuar mekanizmit të unionit për mbrojtjen civile.
Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, Lenarcic deklaroi se është e rëndësishme që vendi ynë të mbështetet në solidaritetin e shteteve të BE-së në raste fatkeqësish si tërmetet, zjarret apo përmbytjet.
“Pas tërmetit të tmerrshëm në Durrës si dhe në zonat rretyh e rrotull. Sot kam ardhur në rrethana më të mira, nuk kemi të bëjmë me ndonjë emergjencë edhe pse ka pasur një zjarr të madh në Sazan. Një gjë kanë këto dy fatkeqësi, tërmeti i 2019-ës dhe zjarret. Në të dyja rastet, me kërkesë të qeverisë shqiptare, ky mekanizëm u aktivizua menjëherë. Një Aeroplan nga Greqia erdhi për të shuar zjarret. Përgjigja jonë dy vite më parë ishte i menjëhershëm.
Mendoj se ajo që mund të mësojmë nga këto dy fatkeqësi por edhe të tjera, e kam fjalën për ato raste kur Shqipëria është përballur me situate emergjente, gjëja e rëndësishme është se Shqipëria ka pasur mundësinë të mbështetet në solidaritetin e vendeve të BE-së dhe vendeve pjesëmarrëse të këtij mekanizmit.
Mekanizmi i BE-sëë për mbrojtjen civile përmban jo vetëm 27 shtete anëtare, por edhe të tjera pjesëmarrëse. Kemi Serbinë, Turqinë, Islandën, Norvegjinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Këtu mungonte Shqipëria dhe ne donim që kjo të ndryshonte. Jam shumë i lumtur që kryeministri vendosi sot që të bëjë kërkesën për tiu bashkuar këtij mekanizmi.
E pranoj këtë kërkesë zyrtare. Unë personalisht e mbështes këtë synim tuajën. Duam që kjo dëshirë të bëhet realitet sa më parë. Shqipëria jo vetëm të ketë mundësinë të mbështetet tek solidariteti i vendeve të tjera, por edhe Shqipëria të shprehë solidaritetin ndaj vendeve të tjera. Ne jemi të vendosur që të vijojmë punën tonë. Do ju dorëzoj nga ana jonë një rrugëtim, një plan me punën që do mund të bëjmë ne për të realizuar objektivat e këtij mekanizmi” – tha Janez Lenarčič.
/e.d