Shqipëria përballet prej orës 18:00 me Estoninë në “Air Albania”. Një ndeshje miqësore që do i shërbejë trajnerit Edy Reja për të aktivizuar ata që kanë pasur më pak minuta.
Italiani pritet të bëjë disa ndryshime në formacion. Ka dilema për portën, me Selmanit e Kastratin në balotazh për ta nisur nga fillimi.
Në mbrojtje priten Mihaj, Bajrami e Hoxhallari, kurse në krah një vend e ka Hysaj. Dilema për krahun e majtë. Nëse Lenjani nuk ia del, debuton me kombëtaren Kevin Haveri.
Në qendër të mesfushës janë Çekiçi e Ramadani, ndërsa Abrashi është në pikëpyetje. Çokaj mund të luajë në vend të tij. Në sulm Broja pritet titullar, krah Giacomo Vrioni.
g.kosovari