Futbollisti argjentinas, Angel Di Maria deri para pak ditësh ishte shumë pranë transferimit në Juventus.
Mirëpo, së fundmi në garë për futbollistin është futur edhe Barcelona.
Futbollistin argjentinas e ka kërkuar trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez.
Dhe, duket se interesimi i “Blaugrana” po e josh më shumë ish-futbollistin e Real Madridit dhe Manchester Unitedit.
Mediumi italian “Il Messaggero” raporton se Barça e ka bërë gati një kontratë njëvjeçare për futbollistin e krahut, i cili do të paguhet në këtë rast 7,5 milionë euro.
Nga ana tjetër, “Zonja e Vjetër” nuk ka qenë asnjëherë e gatshme ta paguajë këtë shumë për Di Marian, i cili këtë muaj bëhet lojtar i lirë pasi do t’i skadojë kontrata me PSG-në.
Përkundër moshës 34 vjeçare, Di Maria është në formë të lartë dhe mund të japë ende kontribut.
Natyrisht, tifozët e Realit nuk do ta prisnin aspak mirë transferimin e tij tek rivali i tyre i përjetshëm dhe i përbetuar, Barcelona.
/e.d