Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka propozuar që samiti i radhës i Ballkanit të Hapur të mbahet në Jug të Serbisë, teksa ka ftuar dhe përfaqësues të Prishtinës dhe Bosnje Hercegovinës.
Sipas Vuçiç, nëse “do na hapen negociatat apo jo, varet nga disa të tjerë”.
“E do prisni a do dalë dielli atë ditë apo jo ndonjëherë varet nga ne, ndonjëherë jo nga ne. Ajo që varet nga ne është si do jetojmë me fqinjët tanë, a do bisedojmë, a do ndihmojmë fqinjët e a do na ndihmojnë fqinjët ne”, theksoi Vuçiç.
“Me rëndësi të them që formojmë grupe punuese menjëherë apo në takimin e ardhëm që takimin propozoj të jetë në Serbinë Jugore para samitit të madh që e kemi, në fund të verës në Beograd, që të dakordohemi për grupet punuese si të tejkalojmë pengesat, të ndihmojmnë njeri tjetrin të mbijetojmë dimrit se ky është interesi kryesor për qytetarët e tre vendeve tona dhe të vendeve të rajonit janë të mirëseardhur e nëse duan të marrin pjesë dhe përfaqësuesit e Bosnje Hercegovinës dhe Prishtinës, Malit të Zi e me radhë. Me rëndësi të përshpejtomë projektet tona të përbashkëta”, deklaroi Vuçiç gjatë fjalës së tij në Samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër.
Vuçiç u shpreh se jo të gjitha janë dakord me këtë nisme, por kjo që ka nisur për Ballkanin tha ai nuk mund të ndalet.
“Kjo është iniciative e jona, e njerëzve nga Ballkanit, është iniciative e atyre që duhet të kuptojnë se duhet vetë të zgjidhin problemet e tyre
Çdo gjë që kemi bërë për ekonominë ekziston diçka që shihet në marrëdhëniet mes tre vendeve. Ne gati se probleme bilaterale nuk kemi. I kemi zgjidhur ato që kanë qëndruar prej 50-60 vjetësh. Ne duhet të jemi miq dhe të punojmë për interes të përbashkët.
Jo të gjithë mund të pajtohen me këtë iniciative, por kjo është diçka që nuk mund të ndalet. Kjo është një ide shumë e mirë. Të gjitha janë të mirëseardhur. Propozoj që samiti i ardhshëm të jetë në Serbinë jugore”, tha Vuçiç.