Mëngjesin e ditës së sotme, rreth orës 05:30, në plazhin e Zvërnecit në zonën e quajtur “Hunda e Plakut” një skaf me drejtues 61-vjeçarin italian me iniciale G.V. është përplasur me një shkëmb nënujor.
Në mjet ndodheshin dhe 3 persona të tjerë, 38-vjeçari me iniciale M.R, 33-vjeçarja me iniciale K.B dhe një i mitur, që të 3 banues në Itali.
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë organizuar punën dhe është bërë e mundur nxjerrja e 4 shtetasve italianë në breg.
Të dëmtuarve u është dhënë ndihma e parë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
/a.r