Gazetar britanik Dom Phillips si dhe eksperti indrigjen brazilian Bruno Pereira janë zhdukur në një zonë të Amazonës. Dom Phillips, një bashkëpunëtor i gazetës Guardian në Brazil, u pa për herë të fundit në rajonin Javari të Amazonës në fundjavë dhe që atëherë nuk është dëgjuar më nga ai.
Familja e gazetarit thotë se çdo sekondë ka rëndësi në kërkimin e tij. Policia po kryen kërkime intensive në gjetjen e të zhdukurve. Gazetari 57-vjeçar ka shkuar shpesh në Amazon si dhe ka jetuar në Brazil për më shumë se një dekadë. Ndërsa Pereira është një ekspert për fiset e izoluara në Amazon.
Të dy kishin vozitur me varkë në liqen Jaburu të premten. Dyshja pritej të ktheheshin në qytetin Atalaia do Norte të dielën pasdite, sipas grupeve indigjene, por nuk mbërritën më.
Familjarët e tyre kanë ngritur alarmin dhe kërkojnë që të afërmit e tyre të gjenden sa më parë.
“Ju lutemi përgjigjuni urgjencës së momentit me veprime urgjente. Në pyll çdo sekondë ka rëndësi, çdo sekondë mund të jetë ndryshimi midis jetës dhe vdekjes”, tha bashkëshortja e gazetarit.
/a.r