Nga Auron Tare
Jo shumë larg Sarajit të rrënuar të Hysen Bej Shishkos, në një shtëpizë modeste pranë një tavolinë të vjetër druri, tymos cigare të dredhura me dorë, Christopher King.
Fitues i çmimit Grammy në Muzike, Chris King ka zgjedhur të vendoset në këtë cept të vogël të Greqisë se Veriut pranë kufirit me Shqipërinë. Nga dritaret e hapura ku duket fusha e gjelbërt e Konicës dhe peizazhet e Leskovikut, dëgjohen murmurimat e këngëve të e zezakeve të Misisipit apo tingujt e rralle të klarinetës Epirote. I rrethuar nga koleksioni tij unikal i pllakave të vjetra të gramafoneve, ai studion ndër të tjera edhe muzikën e Shqipërisë së Jugut. Autor i shumë artikujve dhe prodhues i disa disqeve me muzike nga Shqiperia, Chris King është një nga studiuesit e rralle të familjes muzikore Leskoviku në veçanti Hafize dhe Ajdin Leskoviku,( sebashku me V. Tole), ky i fundit totalisht i pa njohur për kontributin e tij në muzikë.
Pas një serie disqesh te viteve 1920, King nxjerr nga arkivi diskun e parë me Muzike shqiptare të prodhuar në Rumani me 1906. Zhurma dhe papritmas një zë i zgavëruar i kënduar në shqip në Bukureshtin e largët. Sipas Vaso Toles disku i parë është prodhuar në 1905, por sipas King ende askush nuk e ka pare këtë Disk për të qene e vërtet. E megjithatë ndarja me një vit është çështje kurioziteti.
Ne cepin e dhomës se zbukuruar me qylyma te Shqipërisë, ndodhet një gramafon i madh mbi 100 vjet. Ne gjendje te shkëlqyer pune, shpërndan muzikën elegante te Jugut nga pllakat e vjetra. King perhumbet nga muzika dhe thith thelle cigaren e dredhur si per te shijuar deri ne fund tingujt magjeps qe koha i ka lënë pas. Jam arkeolog i Muzikës me thotë me një buzëqeshje melankolike duke me zgjatur një gotezë te bukur metalike me Cipura, raki Konice.
Ai jeton ne nje mënyre eksentrike i rredhuar nga qindra zëra qe dikur i përkisnin muzikanteve te njohur apo te harruar nga brigjet e Missisipit, ne lagjet e zeza te Chicagos e deri ne Leskovikun e vogël te rrethuar nga vreshtat. Tani të gjithë janë zhdukur, por zëri i tyre ende jeton ne kete shtepize te vogel te Konices. Cdo mengjez, Chris King del ne kembe per te ecur perqark Sarajit te rrenuar te Bejlereve te Konices por ende nuk ka mesuar se ne ato Saraje kishte lindur dikur nje admirues i rafinuar i muzikes boterore. Beu i letrave shqip, Faiku i cili ne muzgun e jetes se tij udhetonte gjithmone me gramafonin e tij te stermadh i cili habiste shpesh sherbyesit e hoteleve ku ai qendronte. Gramafoni prej druri i King i cili ka ardhur nga Virxhinia, duket sikur sjell ne kohe Gramafonin e Faikut. mezi e solla – me thote, eshte unik ndoshta vetem nje kopje tjeter eshte ende ne qarkullim. Ashtu i stermadh i me nje leve qe e rrotullon me dore per te prodhuar muziken e disqeve te vjetra. I trergoj Gramafonin e Faikut dhe me te qeshur i them se Beu i Konices dukshëm kishte nje gramafon me te mire si i tij. Ndoshta me thote por duhet te shikojme marken.
Fati eshte i cuditshem. Jo shume larg ne distance nga Shtepia e Faikut degjohen pernate tingujt e Gramafonit te amerikanit King. Edhe pse jetojnë ne epoka të ndryshme, Faik Beun dhe Chris King e lidh nje energji mistike, eksentrizmi i jetës prej asketësh dhe besimi se Muzika është ajo fije e padukshme qe zhduk kufijtë dhe bashkon njerëzit ne kohe dhe distanca tokësore. Beu i fundit ndoshta nuk do ta kishte besuar këtë rastësi te fatit ku pranë sarajeve te tij tashme te mbuluara nga pemët e harlisura, një muzikant po aq i rafinuar sa edhe Ai do te degjonte muziken e skllevërve te Missisipit apo violinën e Epirit. Si për te kujtuar se shpirti i Faikut endet ne rrenojat e Sarajeve te Konices
P.S ne 2 Korrik ne Sheshin e Leskovikut Fituesi i Cmimit Grammy, Christopher King do të prezantoje përpara banoreve te Leskovikut historinë e muzikes së Leskovikut sipas disqeve të prodhuara në fillimin e shek të xx.