Bora Zemani dhe Donald Veshaj vazhdojnë të jenë kryefjala e mediave sociale dhe ndjekësve nuk u shpëton asnjë detaji rreth çiftit.
Në TikTok është shpërndarë një video ku Bora dhe djali i saj Arbori shihen se kanë nxjerrë shëtitje qenin e Donaldit. Kur ishte pjesë e “Big Brother VIP” aktorit iu dërgua në shtëpi qeni i tij dhe kjo nuk u ka ikur nga memoria njerëzve siç mund ta shihni në videon e mëposhtme:
Gjiko ishte i ftuar në puntatën e fundit të “Më lër të flas” dhe në përfundim të emisionit, ai konfirmoi edhe ribashkimin e Donaldit dhe Borës. Ndërsa po zhvillonin një sfidë me ‘freestyle’, në përfundim të lojës Gjiko i drejtohet Donaldit duke i thënë se (ribashkimin me Borën) “e kanë marrë vesh të gjithë.”
“Boll e fshehe se e kanë marrë vesh të gjithë. Thirre Borën, marr edhe Elitën edhe dalim double date (takim çfit)”- u shpreh Gjiko. Nga ana tjetër Donaldi preferoi të mos flaës, duke mos pohuar apo mohur, megjithatë reagimi i tij dhe i Romeos duke qeshur mjaftuan që të vijë edhe konfirmimi i ribashkimit të çiftit.
Ata u shfaqën për herë të parë krah njëri-tjetrit në eventin e organizuar nga Valdrin Sahiti. Dyshja më pas u arratisën drejt Italisë ku u kapën mat në Genova duke bërë shopping me njëri-tjetrin nëpër dyqane luksoze. Pak ditë më pas të tjera foton qarkulluan ku ata shiheshin të veshur sportivë, ndërsa “fshihen” pas maskave dhe kapuçëve të bluzës. Por pa sukses.
Pak ditë më parë edhe Beatrix foli për herë të parë drejtpërdrejtë për ribashkimin e Borës dhe Donaldit duke u uruar atyre lumturi. “Nëse ata e kanë gjetur lumturinë edhe unë ua uroj.”- u shpreh ajo kur u pyet për ribashkimin e çiftit.
g.kosovari