Policia greke ka neutralizuar një 29 vjeçar me origjinë shqiptare i cili kërcënonte me sëpatë dhe thikë kalimtarët. Ngjarja ndodhi ditën e sotme në lagjen Pagrati të Athinës, ku sipas policisë greke, shqiptari po dëmtonte automjetet e parkuara me një sëpatë që mbante në dorë.
Në zonë mbërriti policia e ndërhyrjes së shpejtë me 4 motorçikleta. Fillimisht 29 vjeçari, emri të cilit nuk bëhet publik, kërcënoi edhe punonjësit e policisë dhe në vazhdim u afrua atyre me sëpatë në dorë.
Policët ruajtën qetësinë dhe falë ndërhyrjes të shpejtë, mundën ta çarmatosin dhe neutralizonin autorin. Ai u dërgua në drejtorinë e policisë së Atikës nën akuzat e kërcënimit me jetë për shkak të detyrës, ndërkohë që pritet të kalojë në test psikologjik për të parë gjendjen e tij psikologjike.