Partia Socialiste ka nisur procesin zgjedhor brenda saj. Përmes një postimi në rrjete sociale, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri bën të ditur se kandidatët për drejtimin e 61 degëve kryesore të PS-së, do të ballafaqohen përpara anëtarësisë.
“Startuam në Maliq dhe Devoll me procesin e ri zgjedhor në Partinë Socialiste, ku kandidatët për drejtimin e 61 degëve kryesore të partisë do të ballafaqohen përpara anëtarësisë, nën mbikqyrjen e Komisionit të Posaçëm të kryesisë socialiste”, shkruan Gjiknuri.
Ndersa Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi permermes rrjetit social shkruan: “Maliq dhe Devoll – Starton procesi i ri zgjedhor në Partinë Socialiste, ku kandidatët për drejtimin e 61 degëve kryesore të partisë do të ballafaqohen përpara anëtarësisë, nën mbikqyrjen e Komisionit të Posaçëm të kryesisë socialiste“.
Postimin e Gjiknurit e shpërndau në facebook dhe kryeministri Rama duke bashkëngjitur dhe fotot nga takimi.
Në Kongresin e Partisë Socialiste u vendos shkarkimi i të gjithë kryetarëve të degëve me qëllim riorganizimin e partisë për zgjedhjet vendore të 2023.
Të gjithë kandidatët për krerët e degëve do duhet që ta shpalosin programin e tyre përpara anëtarësisë. Procesi i zgjedhjes së strukturave drejtuese do të zhvillohet në periudhën 1 maj-15 qershor 2022./m.j