Përbërësit:
(recetë origjinale)
100 ml ajkë e ëmbël
250 g gjalpë
300 g sheqer
2 pako sheqer vanilje
250 g arrë kokosi
Lustër:
300-400 g çokollatë të ligët *
9-12 lugë vaj
Përgatitja: Shkrijmë gjalpin dhe në të hedhim sheqerin dhe ajkën e ëmbël. Shtojme dy pakot sheqer vanilje dhe arrën e kokosit dhe formojmë masën si në foto.
Pasi të jetë ngurtësuar pak, e vëmë në një kallëp prej 5 mm dhe e presim në kuba.
Në anën tjetër shkrijmë çokollatën me 9 lugë vaj dhe të gjithë kubat i mbështjellim me kujdes e i zbukurojmë sipas dëshirës ose me çokollatë të bardhë.