Në emër të Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kreu i saj Edi Paloka i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, për miratimin e anëtarëve të Komisionit për Reformën në Drejtësi, në seancën e ardhshme parlamentare të së enjtes.
Paloka shkruan se Komisioni në fjalë duhet të sigurojë që zgjedhjet e ardhshme të jenë të një tsandarti më të lartë, në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe atyre të Këshillit të Evropës. Në letër shkruhet se nevoja për të patur zgjedhje të lira dhe të ndershme është një premisë e domosdoshme për tu larguar nga deformimi tyre, ashtu siç ndodhi në vitin 2015, shkruhet më tej.
“Përmbyllja në një kohë të shpejtë e Reformës Zgjedhore dhe reflektimi në legjislacionin shqiptar i të gjitha Rekomandimeve të OSBE/OHDIR-it apo shqetësimeve madhore të ngritura prej tij në raportet përfundimtare të viteve 2013 dhe 2015 për zgjedhjet në Shqipëri, është premisë e domosdoshme për të garantuar zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta. Dëshirojmë të kujtojmë këtu se rekomandimet e dhëna nga OSBE/OHDIR në Raportin për zgjedhjet e vitit 2013, për shkak të mungesës së vullnetit politik të mazhorancës aktuale, nuk u adresuan kurrë në legjislacionin shqiptar, duke sjell në këtë mënyrë deformimin e zgjedhjeve të vitit 2015.”- shkruhet në letër.
Përgjigjet Meta
Pas letrës së kreut të grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka është përgjigjur Ilir Meta, i cili ka pohuar se kërkesa e PD-së do të shqyrtohet këtë të enjte në seancën parlamentare.
“Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, në vijim të kërkesës së tij drejtuar Grupeve Parlamentare për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën zgjedhore dhe menjëherë pasi u njoh me kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për plotësimin e këtij komisioni me përfaqësues të Grupeve Parlamentare, shpreh bindjen e tij se ky vendim do të merret në seancën më të parë të Kuvendit, atë të datës 28 janar 2016.
Kryetari i Kuvendit shprehet se Reforma Zgjedhore duhet trajtuar me seriozitet dhe në përputhje me frymën e rekomandimeve të OSBE-ODIHR dhe të kryhet në kohën e duhur dhe transparencë të plotë.”- shkruhet në njoftimin e zyrës së kryesisë së kuvendit.
Opozita – Në komision bashkëkryetar do të jetë Oerd Bylykbashi, ndërsa anëtarë: Arben Ristani, Gent Strazimiri, Eduard Halimi dhe një anëtar u takon republikanëve.
Maxhoranca- Ka bere publik deri me tani 3 emra: Ulsi Manja, Bashkim Fino dhe Vasilika Hysi
Letra e Plotë e PD: