Përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë, Ruud Vermeulen ka deklaruar këtë të hënë në një konferencë për shtyp se vazhdimi i krizës politike në Kosovë do të ndikojë në frikësimin e investitorëve të huaj.
Kjo, pasi sipas tij, nëse Kuvendi vazhdon të bllokohet dhe mos të jetë funksional siç nuk ishte as në vitin 2014 gjatë krizës politike, atëherë zhvillimi i vendit do të bllokohet.
“Kriza politike do të shtyjë edhe FMN-në që të rishikojë parashikimin e rritjes ekonomike prej 3.8 për qind që është aktualisht”, ka thënë më tej Vermeulen.