Rreth 20 anëtarë të Partisë Socialiste kanë protestuar këtë të hënë përpara godinës së PS nën thirrjet për largimin e Edi Ramës nga posti kryetarit të partisë. I pranishëm në protestë ka qenë edhe Shkëlqim Meta, dikur ish kandidat për kreun e PS.
“Rama e ka kthyer partinë në çiflig të tij dhe që prej 3 vitesh nuk bëhen zgjedhje”, pohuan protestuesit.
Ndër të tjera ata shtuan se duhet t’i hapet rruga e riorganizimit të partisë.
“Protestojmë sot për të bërë prezent, mes shumë problematikash që ka PS, edhe çështjen e zgjedhjes së kryetarit.. Kryetarit aktual i ka mbaruar mandati në vitin 2013 dhe po drejton pa mandat, duke u përpjekur të bëjë modifikime në statut, kur statuti ynë është taksativ,” tha Shkëlqim Meta.
Sakaq me publikimin e këtij lajmi ka reaguar në një postim në rrjetin social Ish kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan ”Meta i çan Partinë Edi Ramës”, duke luajtur me mbiemrin e njëjtë me atë të kreut të Kuvendit Ilir Meta.
Ja çfarë shkruan Berisha:
Meta i çan partine Edi Rames. Organizon proteste para selise se PS!
Te dashur miq, sot ne mengjes nje grup i madh socialistesh, me teser te PS ne dore, ne nje rast te paprecedente organizuan nje proteste para selise se kesaj partie me kerkesen per largimin e Edi Rames, i cili sipas tyre po shkaterron PS, e ka kthyer ate ne nje çiflig te tij, po ben baterdine me vjedhjet ne tendera se bashku me ministrat e tij, dhe prej tre vitesh ka shtyre dhe nuk zhvillon zgjedhjet ne PS.
Grupi i protestuesve, qe kerkon te hyje ne seline e PS por nuk lejohet nga policia, nuk ka lidhje me LMN apo Syrizen e Blushit. Ai udhehiqet nga socialisti ekstremist dhe ish kandidati per kryetar i PS z. Shkelqim Meta.
Pavaresisht nga mbiemri i tij Meta, Shkelqimi nuk eshte vellai i Ilir Metes. Keshtu qe hyrjedaljet e tij te shpeshta ne seline e parlamentit nuk dihet nese kane lidhje me zyren e kryetarit te Kuvendit, pra me takime me Ilir Meten apo me ndonje eksponent te larte te PS.
Rama, i tronditur nga protesta socialiste para selise se PS, bllokoi menjehere transmetimin e saj nga mediat. Por pavaresisht se kush fshihet prapa tij, ne te vertete Meta po i çan Rames partine!! sb