Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion do të godasë në ranget më të larta politike. Kështu shprehet ish-deputeti socialist Spartak Braho në Report Tv, i cili paralajmëron se nga hetimet e SPAK do të përfundojnë në pranga ministra aktualë, por edhe ish-ministra.
“Kam thënë që spak se shpejti hap siparin e goditjeve penale, edhe ndodhi, kreu një operacion gjigand policor, arrestimesh, kur përfshihet veç të tjerash edhe i famshmi Dumani, i cili mesa duket duke u vënë në statusin e të penduarit ka hapur edhe thesin, duhen provuar se në të tilla raste ka edhe spekulantë që marrin pozicionin e të penduarit.
Në këtë vazhdë natyrisht bëhet fjalë edhe për çështje të rëndësishme që ka filluar SPAK për korrupsionin krimin e organizuar, po hetohet dy tre ministra janë të arrestuar, të mos e them që do arrestohen, do arrestohen edhe të tjerë. Aktualë apo ish-ministra? Domethënë edhe ish edhe aktualë. E fortë? Po ca ke ti, do takohemi sërish pas dy javësh bashkë”, tha Spartak Braho në Report Tv.
Në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Braho komentoi edhe kritikat ndaj Ramës për SPAK, se përse nuk ka goditur edhe djathtas por vetëm majtas. Sipas Brahos, kjo është një ndërhyrje në punët e drejtësisë.
“Ndërhyrje në punët e SPAK, s’ka punë kryeministri apo drejtues të politikës të thonë pse arreston majtas e jo djathtas ose anasjelltas. Larg duart nga SPAK, ose t’i vërë para përgjegjësie penale”, tha Braho.
Ndalur në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, Braho thotë se maxhorancës i mungoi seriozitetit. Sipas tij, PS do ta zgjedhë presidentin në raundin e katërt që do të zhvillohet të shtunën, ndërsa u shpreh se do jetë një grua, ish-ministre, që ndërkombëtarët e kanë pranuar pjesë të strukturave euroatlantike. Duket se Braho i referohet, ish-ministres demokrate, Majlinda Bregut, aktualisht sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal
“Serioziteti nga maxhoranca e cila përballë një opozitë inekzistente e luajti lojën pa atë mendësinë e madhe. Detyrimin e madh që ky organ është pjesë e rëndësishme e shtetit dhe duhet marrë me seriozitet jo bëj ti letra me vrima, propozoni tërë se kush do zgjidhet. Janë propozuar mijëra emra, edhe berberi i lagje sime e kishin propozuar meqë ky qeth mirë duhet një president që qeth mirë. Kur sa opozitë kështu do ndodhë.
Sa i përket çështjes së kontrollit të PD-së, Braho u shpreh se Apeli do të rrëzojë vendimin e Gjykatës Tiranë që i ka dhënë Berishës drejtimin e partisë. Një kufomë politike e ka quajtur Berishën, ndërsa shprehet se ai nuk është më një faktor politik ndikues në vend./m.j