Presidenti rus, Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë me homologun e tij francez dhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Putin gjithashtu informoi të dy liderët se Rusia ishte e gatshme të rriste eksportin e plehrave dhe produkteve bujqësore nëse do të hiqeshin sanksionet e vendosura ndaj vendit. Bllokada e porteve të Ukrainës nga Rusia ka penguar eskportin e grurit, një produkt kryesor eksportues i të dy vendeve.
“Është krejtësisht e tmerrshme që Putini po përpiqet të shantazhojë botën dhe ai në thelb po përdor urinë si armë. Ne thjesht nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë. Putini duhet të heqë bllokadën ndaj grurit ukrainas,” tha Truss gjatë një vizitë në Bosnjë.