Në fillim të qershorit pritet të zhvillohet një takim në kuadër të ‘Ballkanit të Hapur’ në Ohër.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka folur rreth këtij takimi, ndërsa është shprehur se po përgatiten gjëra të mëdha për qytetarët te Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Ballkani i Hapur është iniciativa më e mirë për popujt e Ballkanit. Ne po përgatisim gjëra të mëdha për qytetarët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Vuçiç.
Kujtojmë se kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i është përgjigjur pozitivisht thirrjes për t’ju bashkuar ‘Open Ballkan’.
/e.d