Nga Arbër Hitaj
Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci në një intervistë për Report Tv është shprehur se kjo ndeshje finale është shumë e rëndësishme për vendin tonë, si një mënyrë për të treguar që është gati të anëtarësohet në Bashkimin Europian, teksa tha se shpresonte që mbrëmja të mbyllej me festë.
Faleminderit për kohën tuaj, është kënaqësi që ju kam të ftuar në Studio Live në Report TV, mbajtja e kësaj finale në Shqipëri është një event shumë i rëndësishëm, a kemi një shifër të numrit të atyre që kanë ardhur nga Italia?
-Faleminderit që më ftuat të jem pjesë në emisionin tuaj të miqtë e Report TV, ka shumë pritshmëri për këtë ndeshje të rëndësishme. Tifozët e ardhur nga Italia janë të shumtë, por shumica janë duke ardhur në këto moment që ne po flasim. Janë parashikuar shumë fluturime charter nga Roma, nga Milano, apo nga shumë qytete të tjera. Po vijnë nga gjithë Italia, biletat nga Roma janë shitur të gjitha, por po vijnë nga Bolonja etj. Sot do të vijnë shumë, padyshim, me shumë entuziazëm. Jam i sigurt do të vijnë më shumë se sa bileta janë shitur, prandaj bashkë me kryetarin e Bashkisë Veliaj, kemi asistuar për Fan Zone, ku edhe ata që nuk kanë bileta mund të ndjekin ndeshjen.
Kemi shifra, apo vështirë?
-Është vështirë të japim shifra, sepse ka shumë që vijnë me makina, me tragete, me ose pa bileta, dimë të saktë ata që do të vijnë më avionë. Shumë po vijnë me makina, janë nisur një ditë më parë.
Ambasador, po përfaqësues nga qeveria qendrore do të kemi?
-Po do të kemi zëvendëssekretaren në qeveri për Sportin, Vecali një sportiste e madhe, që ka qenë kampione në disiplinën olimpike të shpatesh, një nga kampionet tona më të njohura. Personi i duhur për të përfaqësuar qeverinë Italiane në këtë ndeshje.
Ambasador ky aktivitet është shumë i rrallë për Shqipërinë dhe Tiranën, a keni një këshillë për autoritetet për ta menaxhuar në mënyrë sa më të mirë?
-Miqtë e Shqipërisë e kanë marrë shumë seriozisht organizimin e kësaj finaleje, po punojnë prej muajsh. Deri tani po bëjnë një punë shumë të mirë. Duke filluar me menaxhimin e sigurisë, të transportit publik. Fakti që e shpallën ditë pushimi për administratën dhe bllokuan trafikun është një masë shumë inteligjente, që do ta ndikojë në lëvizjen më të mirë të tifozëve. Unë dua ti falënderoj, për punën e madhe dhe të kurorëzohet më një festë të vërtetë sot në darkë, dhe me sigurinë, entuziazmin dhe gëzimin që sjellin këto evente.
Për të ndihmuar autoritetet Shqiptare janë dhe pjesëtarë të policisë italiane, apo jo?
-Ata janë këtu prej ditësh, prej disa javësh, përfaqësues të policisë italiane duke punuar ngushtë me policinë shqiptare, janë të shumtë, dhe bashkë me policinë holandeze po koordinojnë aspekte të sigurisë. Pra janë policë, italianë, shqiptarë dhe holandez, për të siguruar se kjo do të jetë një festë.
A kemi një numër për të kthyerit pas nga Italia pas trazirave të djeshme?
-Po ka patur përleshje dje, disa pseudotizofë romanistë, që tentuan të thyenin kordonin e policisë shqiptare dhe shumë prej tyre janë kthyer pas në Itali.
Dua t’iu bëj një pyetje jashtë kostumit diplomatik, ju jeni nga Roma dhe tifoz me Romën jo Lazion?
-Unë jam rritur në Romë, vij nga ky qytet dhe Roma është ekipi im i zemrës. Por dua ta kaloj në plan të dytë, është e rëndësishme që sot të jetë një festë, të gjithë të kënaqen. Pra, jam si një kuzhinier që në vend të shijoj pjatën e ka mendjen që gjithçka të shkoj mirë dhe të jetë një festë të vërtetë dhe të gjithë ta shijojnë.
Si tifoz, pse mendoni se Roma do të fitojë?
-Unë besoj se po Roma do fitojë, ka shumë lojtarë të mëdhenj, ka kampionë. Kryesorja që kemi trajnerin më të mirë në Botë Murinjon, ose special one, i cili u prek shumë nga fotografia e vendosur të korpusi në sheshin Nënë Tereza, u prek shumë. Sepse u mor si foto nga zona kryesore e tifozëve të Romës në “testacio”, dikush i bëri foto për atë mural për Murinjon dhe ai mbeti shumë i prekur. Përveç lojtarëve kemi dhe trajnerin më të mirë në botë.
Kam një pyetje tjetër, a besoni se këto evente janë të rëndësishme për Shqipërinë për ta afruar akoma më shumë me BE?
-Unë besoj se finalja e sotme është shumë e rëndësishme, për Shqipërinë. Më vijnë në mendje 2 data, 8 gushti 199, dhe 25 maji 2022. Vitin e kaluar kujtuam, 30 vjetorin e zbarkimit të parë të qytetarëve shqiptar në Itali, 8 gusht në 1991, anija Vlora me 20 mijë shqiptarë arriti në Bari. Sot në 25 maj 2022, Shqipëria po pret një finale europiane. Në 30 vjet nga një vend që njerëzit iknin dhe ishte rënduar ekonomisht, pa qeveri. Sot është një shtet modern që pret një finale të rëndësishme. Dhe shpresoj të ndikoj në hapjen e negociatave me BE, dhe të tregoj se Shqipëria është gati të anëtarësohet më tej.
Ambasador faleminderit ishte kënaqësi.
-Faleminderit juve./m.j