Superfansi i Kombëtares Shqiptare i cili mbahet mend për dronin në mes të Beogradit është arrestuar paraditen e së mërkurës në Kukës, sipas burimeve të uniformave blu.
Mësohet se Ismail Morina është vënë praga pasi kishte një urdhër arresti dhe me vendim të Gjykatës së Durrësit ishte arrestuar me 5 muaj e 12 ditë burg për armë mbajtje pa leje.
Burime zyrtare të Policisë së Kukësit bëjnë të ditur se Ballist Morina u arrestua në qytetin e Kukësit pranë Drejtorisë Vendore të Policisë. Kujtojmë se Morina kishte deklaruar se e mbante armën pasi ndjehej i kërcënuar nga qarqet serbe.
Njoftimi i policisë:
Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës ndaluan shtetasin Ismail Morinaj, 40 vjeç, banues në fshatin Shikaj, Kukës, i shpallur në kërkim për llogari të DVP Durrës.
Ky shtetas u ndalua pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.
Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur revokimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për lirimin e tij me kusht dhe ka caktuar vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, 5 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
Procedurat e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Durrës.
/e.d