Ludjan Zaimi, efektivi 25-vjeçar që nuk duroi dot talljet e kolegut të tij Çaush Saliasi dhe shkrepi armën 6 herë mbi trupin e tij duke i shkaktuar vdekjen rrezikon burgim të përjetshëm. Report Tv mëson se mbi të rëndon akuzat e vrasjes sw punonjwsit tw policisw sw shtetit, neni 79/b. Ndërkohë që ka edhe akuzën e armëmbajtjes pa leje, pasi i janë gjetur 56 fisheshkë.
Në shtëpi 25-vjeçarit i janë gjetur anti depresantë seroquel, medikament që përdoret për të kuruar skizofreninë, çrregullime bipolare si dhe për probleme të tjera të rënda mendore. Report Tv ka siguruar pamjet nga brenda ambienteve, në dhomën ku ndërrohej turni.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 23 majit brenda komisariatit nr.3. në Tiranë teksa po ndërroheshin turnet dhe në sallë ishin kolegët e tjerë. Zaimi duket se e kishte të qartë shënjestrën e tij ndaj i bëri thirrje efektivëve të pranishëm që të ulnin kokat.
Report Tv siguroi pamje nga ambientet jashtë komisariatit ku duket se kolegët kishin shpresa se Saliasi do të jetonte në gjendje paniku përpiqen ta fusin në makinën e policisë dhe ta çojnë me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor. Ndërsa në komisariat u shkaktua gjendje kaosi dhe të gjithë kishin dalë jashtë pasi nuk po e kuptonin çfarë kishte ndodhur. Në dëshminë e tij, Ludjan Zaimi tha se e vrau Saliasin pasi e tallte dhe e shante duke i thënë “qorr” dhe duke e sharë nga nëna. Ndërsa autori kurohej me ilaçe për depresionin. Viktima pinte alkool dhe kishte pasur shpesh debate me autorin, por fakti që drejtuesit i kishin lënë në një turn kishte shtuar tensionin mes tyre.
Zaimi ka 1 vit e gjysmë në Policinë e Shtetit, është arrestuar dhe akuzohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, e ndërsa viktima Çaush Saliasi kishte mbi 20 vite karrierë me Uniformat blu. Gjatë mbrëmjes së shkuar, në komisariatin Nr. 3 mbërriti edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, si edhe një grup i posaçëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, përfshirë ekspertë të Drejtorisë së Standardeve Profesionale dhe nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike.
g.kosovari