Nga Bajram Peçi
Ka mjaftuar që një nga mediat online të japi dëshmitë e vrasësitDumani, që të tjerat, gjithë të tjerat, përfshi dhe TV-të, ta kopjojnë e “ta ngjisin” (me gjithë gabimet drejtshkrimore e gjuhësore) dhe, me “të drejtën dhe detyrën e informimit të publikut”, i japin krimit mundësinë e kohën që të mbrohen, të fshihen, të humbin gjurmët, të zhdukin provat. Përmenden me kuç e me maç, përmes dëshmive të Dumanit, gjithë emrat që rëndohen me vepra penale të vrasjes. Gazetarët gati sa s’japin gjatësinë e peshën e tyre trupore, kur shtjellojnë format që kanë përdorurnë vrasje, detaje se si “i ra me levë kokës”, si ja preu asaj gruas fytin me thikë, se si “ja shkrepi 2 herë pistoletën në kokë”, etj. Bota e krimit, ndonëse e paisur me mjete të sofistikuara të teknollogjisë së komunikimit, madje dhe të përgjimit, nuk ka dheaq shumë nevojë t’i përdorë ato. Ata thjesht hapin televizorët ose klikojnë në aparatet e tyre celularë, nga ku prej kronikave marrin njoftimin se janë në kërkim. Sa gati nuk u thonë: ikni samë parë, nxitoni, ç’prisni!? Se shprehin, por kuptohet! Rrjedhja e dëshmive që përbëjnë sekret, sepse janë çështje në hetim, dëshmi që do shërbejnë për të mbërritur te krimi ose krimineli, por që bëhen publike pa filluar ende asnjë veprim, nuk janë dukuri e tashme. Se si ndodh kjo, është fare e thjeshtë? Gazetarët korruptojnë dikë që është pjesë gjatë dëshmive në polici ose prokurori, ose që merr dieni përmes letrave e praktikave të brendëshme, që shkruhen dhe regjistrohensi dëshmi.
Me lindjen në Shqipëri të shtypit të lirë, që vepronte si biznes, kapja e lajmit para të tjerëve u bë motiv nxitës. Brezi që pasoi në media i bëri të gdhëndur këtij qëllimi piedestalin, “ne jemi të parët”, që shfaqet kohë e pa kohë në shumicën e reklamave. Në vitin 1993-1994, kur punoja në Gazeta Shqiptare, reporteri ifaqeve “Kronikë e zezë”, pa mbërritur ende dita e rrogës, e bërirrugë të kërkonte paradhënje. Në një moment sinqeriteti, pasi popinim kafe, m’u rrëfye se një pjesë të pagës e përdorte me policë e punonjës të prokurorisë për të vjelë lajme që dilnin nga dosjet hetimore.
Vite më pas, tashmë si administrator i gazeta “Shqip”, reporteri i të njejtave faqe nuk më kërkonte paradhënie, por donte një rritje page për shkak se shpenzonte nga rroga shuma që dëmtonin financat e familjes e që shkonin përinformime “të besueshme” nga policia. Do besoja plotësisht se këto praktika vazhdojnë, ndryshe nuk ka se si të shpjegohet rrjedhja brënda disa orësh e dëshmisë së hetimit nga i hetuari, e përmes mediave, te qytetari. Është e pabesueshme se si “gazetarë” hyjnë pa teklif nëpër burgje, marrin intervista të burgosurish, regjistrojnë kronika televizive me gjyqtaren e burgosur, strehohen e kalojnë natën metë burgosurin-vrasës dhe derdhin lot në kronika televizive për të rritur ndjeshmërinë e atyre që kanë në dorë lirimin apo
zbutjen e dënimit. Për çfarë regjim burgu bëhet fjalë në këto raste? Kaq sa i përket metodave të shtypit për çvatjen e lajmit! Sa i përket rrjedhjes së informacionit, në kushtet kur nga 32 fletë arreste janë ekzekutuar veç se gjysma, përpos sa sipër, nxjerr krye sëmundja e vjetër e policisë shqiptare, dekonspirimii aksionit.
Po të ishte thjesht dekonspirim, haj mo, do ta kalnin shefat me mendimin se do ta kapin një ditë spiunin, por është shumë më e thellë e serioze! Është ajo që duhet t’i trëmbemi kaq shumë: lidhje te individëve apo segmente të veçantatë policisë së shtetit me botën e krimit. Kur sheh se sa banda vrasësish me pagesë kanë ngritur strehat etyre nën hundën e policisë dhe prokurorive në Elbasan, Durrës, Shkodër, Vlorë, Fushë-Krujë, është për të vënë kujen. Televizionet gëlojnë nga lajmet me vrasje, nga thasët me para qëlëvizin mes kriminelëve, nga topat me euro që jepen në porosi vrasjesh. Po i detyrojnë shikuesit të mos i hapin TV-në orën e lajmeve. Mesa duket, nuk mjaftoka vetëm lëvizja e shefave, por udashka bërë nga Nano në polici një shkulje nga rrënjët.