Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, do të vizitojë sot Shqipërinë.
Është parashikuar që ai të takohet me homologen Olta Xhaçka dhe më pas në orën 12.00 pritet të kenë një konferencë të përbashkët për mediat.
Sipas axhendës, Dendias do të ketë një takim edhe me kryeministrin Rama. Bisedimet do të fokusohen në çështje me interes dypalësh, evropian dhe rajonal, përgatitjet për Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, situatën në Ukrainë si dhe perspektivën e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Dendias do të zhvillojë një takim edhe me anëtarët e pakicës kombëtare greke nga Himara dhe më pas me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.
Vizita e Dendias vjen pas vizitës së Kryeministrit grek në SHBA.
/a.r