Demokrati Klevis Balliu ka folur lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit, deklaroi se e gjithë kjo është një fasadë dhe se sipas tij e gjithë kjo e keqe bie mbi popullin.
Ai deklaroi se për këtë fasadë, Rama ka përdorur Alibeajn, por sipas tij PD nuk mund ti japë bukën dhe ujin regjimit të Ramës për të mbijetuar dhe të bëhemi pjesë e këtij procesi totalisht farsë.
“Nuk është çështja te emrat por çdo organizatë kriminale bukën e vet për të jetuar ka fasadën. Edhe regjimi i Ramës në vetvete e ka të nevojshme të duket se këtu është një shtet normal sikur këtu ka demokraci, komunikim me opozitën. PD i vjen anësh Rama, por për këtë fasadë ai ka përdorur Alibeaj me disa të tjerë të cilët keqpërdorin kolegët e tyre duke thënë se Edi Rama ka votat, tani ti japësh bukën, ujin për të mbijetuar regjimit, për tu bërë pjesë e këtij procesi totalisht farsë duke marrë parasysh edhe ndryshimet kushtetuese, se di, pse duhet ti japim frymë këtij regjimi që ka lënë shqiptarët, pa bukë, pa ujë, pa Evropë, pa asgjë. Kur flasim se çfarë do prodhonte një president e Edi Ramës të gjithë e dinë se mjafton të shohim kabinetin e Ramës, i cili ka propozuar disa ministra sepse njëra e quan Zeus tjetra Skënderbe”, tha Balliu
Më tej Balliu deklaroi se ballafaqimi me votë vjen kur ka votë, por sipas tij kur këtij regjimi i dalin përgjimet sa në Dibër, kur ju dalin vëllezërit e deputetëve që marrin koncesione kjo vërteton që nuk ka votë. Balliu shprehet se ajo që po ndodh aty është një shfaqje që i shërben vetëm Edi Ramës, pasi Presidentin e ka caktuar mafia e inceneratorëqve,
“Alibeajt i është komunikuar që grupin parlamentar mund ta mbledhë kryesia sepse në këtë moment nuk kemi një kryetar të PD, por një kryesi. Këta e bëjnë një mbledhje fshehtas ku nuk thirren anëtar si Boci dhe Salianji dhe aty merret një vendim nga grupi që s’ka kuorum që të marrë vendim mbi rregullat dhe statutin që ka një parti. Çdo deputet dhe Dhori ka të drejtën e vet të thotë që nuk marr pjesë, por nëse më kërkon të ndërmarr një aksion do më tregosh se çfarë prodhon ai aksion. Konsensusi vjen përpara se të zgjedhësh emrat sepse emrat nuk i propozoj që ti ti hedhësh poshtë, kjo është ofenduese. Konsensusi normal ose merret siç u mor në 2002 nga Fatos Nano, ose ulesh në tavolinë dhe bie në dakordësi se presidentin e propozon opozita, por kjo nuk ndodh, aty po ndodh një shfaqje që i shërben vetëm Edi Ramës. Presidentin e ka caktuar mafia e inceneratorëve, Rama nuk ndahet dot nga kjo mafie. Ai ka nevojë për fasadën sepse është jetike për regjimin e tij, sikurse ka nevojë peshku për ujë”.
/a.r