Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka deklaruar se rreth 28 mijë e 300 trupa ruse janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, theksohet se vetëm gjatë ditës së djeshme Rusia ka humbur rreth 400 ushtarë.
Gjithashtu po sipas Shtabit të Përgjithshëm Rusia ka humbur edhe mjete logjistike:
1251 tanke
3043 automjete të blinduara
586 sisteme artilerie
199 sisteme raketash
91 sisteme të mbrojtjes ajrore
202 avionë luftarakë
167 helikopterë
2137 kamionë dhe cisterna me karburant
13 anije luftarake dhe varka
102 raketa lundrimi
441 drone
43 pajisje speciale
g.kosovari