Kryeministri Edi Rama ditën e sotme mori pjesë në takimi që u zhvillua në kuadër të shpalljes së programit të financimit IPARD III, për vitet 2021-2027, akredituar nga Komisioni Evropian më 9 mars 2022.
‘Flet shumëkush për bujqësinë që s’merr me frymë, ska prespektive, që po braktiset fshati, flasin njerëz që me fshatin s’kanë asnjë lidhje, ose ata që nuk duan të kuptojnë, se rruga e bërjes sukses ka ndryshuar, nuk është më rruga e vjetër. Fermerët sot punojnë të qetë sepse e kanë prodhimin e tyre të shitur. Rruga e vjetër e të punuarit vetëm e të dalurit vetëm në treg nuk funksionon më duhet bashkim forcash. Jo bashkim forcash si dikur, po bashkim forcash ku tjetër kush e punon tokën tjetërkush e ofron farën, tjetër kush bën grumbullimin dhe të gjithë më pas bëjnë shitjen. Deri pak vitesh autostradat e Shqipërisë ishin të mbushura me tezga. Ky ishte tregu bujqësor i Shqipërisë, nëpër rrugë. Sot Shqipëria nga raporti 1 me 7 që e kishte eksportit, e ka 1 me 3. Që do të thotë importon më pak dhe eksporton më shumë, pasi tregu i brendshëm garanton më shumë furnizim. Sado të përpiqemi që t’i vëmë përballë faktet, ajo që ka rëndësi është që të tërheqim sa më shumë njerëz në një rrjet që të përfitojnë nga fondet e BE-së. Na takon ne që këto fonde që kemi siguruar që t’i vëmë në punë. Bujqësia ishte e ndarë në parcela partie, ajo kohë ka vdekur. Koha kur jepeshin para për të bërë punë në Bujqësi ka vdekur.’- u shpreh Rama.
g.kosovari