Akoma nuk ka mbaruar asgjë në Serie A, por te Milani kanë nisur festën, pasi kanë 2 pikë më shumë se Interi, në javën e fundit të kampionatit. Kuqezinjve u mjafton një pikë ndaj Sassulos në Reggio Emilia, por trajneri i këtyre të fundit ka premtuar se nuk do jetë e lehtë për kuqezinjtë, pasi skuadra e tij do bëjë gjithçka për të fituar.
“Shpresonim të jetonim këtë javë, nuk mund të kishim dëshiruar asgjë më shumë sesa të luanim kundër një ekipi të madh që do të kërkojë të arrijë diçka. Do t’i përballojmë në mënyrën më të mirë të mundshme, me entuziazëm” – tha ai.