Turqia ka vendosur që të mos marrë më pjesë Eurovision. Të paktën kështu është vendosur për momentin.
Televizioni publik TRT, i cili organizon kualifikimet kombëtare, bëri me dije se Turqia ka hequr dorë nga pjesëmarrja në Eurovizion për dy vitet e ardhshme. Sipas autoriteteve turke, organizimi i këtij eventi ndryshon nga vlerat turke. Gazetarët turq, nga ana tjetër, mendojnë se arsyeja kryesore është intoleranca e qeverisë ndaj komunitetit LGBT.
Drejtori i televizionit kombëtar, Ibrahim Eren, deklaroi se shfaqjet e artistëve si Konchita Wurst nuk mund të shfaqen në Turqi.
“Si transmetues publik, ne nuk jemi në gjendje të transmetojmë drejtpërdrejt në orën 21:00 kur fëmijët janë ende zgjuar një ngjarje gjatë së cilës një austriak me mjekër vesh edhe një fustan,”-tha Eren.
Vendimi për momentin është final, pasi Turqia nuk ka marrë më pjesë, por kanë lënë pas një historik me vlera, pasi nga 34 herë në Eurovizion, 33 kanë hyrë në finale.
/a.r