Pasime vendimtare, askush si Nedim Bajrami në Serinë A (TABELA E PLOTË)

Teksa sheh që Milani, Interi e Juventusi janë në ndjekje të një lojtari është më se e kuptueshme se gjigantët e Serisë A kanë më shumë se një arsye për ta bërë një gjë të tillë.

Kjo vlen edhe për mesfushorin e Empolit dhe të Kombëtares kuqezi, Nedim Bajrami. Talenti 23-vjeçar i lindur në Zyrih të Zvicrës, por që mbron fanellën kuqezi, është pa diskutim një nga lojtarët me një të ardhme të ndritur në elitën e futbollit italian.

Ai ka qenë pjesë e rëndësishme e Empolit në Serinë B, që kur u transferua në këtë skuadër në vitin 2019 nga Grasshopersi. Ai i dha një dorë të rëndësishme klubit të tij, duke ndihmuar në ngjitjen e toskanëve në Serinë në sezonin 2021-2022.

Dhe falë paraqitjes brilante të bërë në këtë sezon, ai ka qenë pa diskutim një nga shtyllat e Empolit në sigurimin e mbijetesës së klubit mes më të mirëve. Në këtë sezon ai numëron 33 takime me Empolin në Serinë A, si dhe 6 gola. Aspak keq po të mendosh se po flasim për një mesfushor.

E teksa po diskutonim për kriteret që gjigantë si Milani, Juventusi e Interi vendosin në përzgjedhjen e lojtarëve të duhur për ta, pa dyshim që golat dhe pasimet për gol janë pjesë thelbësore.

Jo më kot Nedim Bajrami është mes më të preferuarve. Mesfushori i Kombëtares sonë, jo vetëm që shënon, por mbi të gjitha është një lojtar vendimtar për ekipin e tij me pasimet për gol. Jo çdo pasim i tij për gol përkthehet në rrjetë nga shokët e skuadrës, por ai e ka përmbushur plotësisht detyrën e tij në momentin që i ka nxjerrë shokët e skuadrës para portës kundërshtare.

Janë statistikat ato që nuk gënjejnë. Dhe ato vërtetojnë se Nedim Bajrami është një nga lojtarët më rezultativë në Serinë A.

Madje, në një klasifikim të veçantë, në lidhje me pasimet vendimtare, ose asistent, ai qëndron në krye të listës, duke i lënë të gjithë prapa krahëve.

Kompania “StatsBomb” e specializuar në analizat sportive e ka renditur mesfushorin tonë si lojtarin më rezultativ për sa u përket pasimeve vendimtare.

Duke iu referuar të dhënave deri më 6 maj të këtij viti rezulton se Nedim Bajrami ka dhënë 3.2 pasime vendimtare – asiste apo gjuajtje të përfunduara në portën kundërshtare – për ndeshje për çdo 50 pasime të kryera.

Askush nuk ka bërë më mirë se ai në Serinë A. Mesfushori i Empolit ka lënë pas yllin e Romës, Lorenco Pelegrini me 3 pasime vendimtare për çdo 50 pasime, teksa i diferencuar në vendin e tretë është mesfushori i Kaljarit, Razvan Marin.

Bajrami

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com