Apeli i GJKKO ka vendosur lënien në burg të ish ministrit socialist Alqi Bllako. Kështu, Apeli la të pandryshuar masën e sigurisë vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shqyrtoi këtë të shtunë kërkesën e bërë nga ish-deputeti socialist Alqi Bllako për lirimin nga burgu.
Në seancën e sotmen ai ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tij për shpronësimin e tokës ku është ndërtuar inceneratori i Fierit. Bllako është shprehur para togave të zeza se nuk ka asnjë rol në procedurën e kryer.
“Nuk kam asnjë rol më shpronësimin e tokës ku është ndërtuar inceneratori i Fierit”, ka thënë Bllako.
g.kosovari