Deklaratat dhe kritikat e Kryeministrit Edi Rama për punën e organeve të reja të drejtësisë, Sali Berisha i konsideron si një mënyrë për të hequr vëmendjen nga vështirësitë me të cilat po përballen qytetarët për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore.
Në një konferencë për shtyp nga selia e Partisë Demokratike, ai tha se nga viti 2014 e deri më sot indeksi i çmimit të ushqimit është rritur me 100%.
Sali Berisha tha se daja i Taulant Ballës është rikthyer si drejtor i Kavalishencë në Durrës, pasi u largua kur një polic humbi jetën gjatë tërmetit ë 26 nëntorit. Sipas tij, kjo bëhet sepse Kavalishenca është nyje e trafikut të drogës.
Berisha që pretendon të kthehet si kryeministër, sulmoi edhe paketën e ndihmës ekonomike me fjalor banal duke e cilësuar si “Fondi i Orgjive Sociale”.
/a.r