Zhiti dhe Neritan Ceka janë dy emrat që Enkelejd Alibeaj pritet ti propozojë grupit parlamentar në mbledhjen e thirrur mesditën e sotme në 14:00.
Sipas dosja.al emri i poetit Visar Zhiti është në qarkullim brenda radhëve të demokratëve, dhe pritet që sot të zyrtarizohet për diskutim në mbledhjen e grupit, proces ky që nuk njihet nga “Rithemelimi”.
Bashkë me Zhitin, pritet që të diskutohet edhe emri i arkeologut dhe ish-ministrit të Jashtëm, Neritan Ceka. Edhe Zhiti ka shërbyer si ministër Kulture në qeverinë Berisha në vitin 2013.
Pas diskutimit do të zyrtarizohen edhe kandidaturat që do të shkojnë në ‘duart e socialistëve’. Raundi i parë i votimit për kreun e shtetit pritet të zhvillohet më 12 maj. PD ndërkohë është e përçarë edhe në këtë proces me 3 grupe, Rithemelimi, grupi i Alibeajt dhe një grup asnjëanës që nuk mbështet as Berishën dhe as grupin Alibeaj./m.j
Qe te dy lesh presh jane. Pjella te klanie Berisha packa se ne dukje e kane dredh me Ramen. Ky Zhiti eshte kot fare, diplomat per meshire. Ceka dredharak pa bythe se ka per gjo me ik ku eshte interesi. Ska nonj entuziasem . Vazhdim i listes se politikes a thu ska tjere.
Keni lujt menc? Pu, pu pu neritan ceken, mos e dhent zoti, inatcuer provincial.