Prezantuesja Helen Skelton dhe ish-bashkëshorti i saj, Richie Myler, u ndanë muajin e kaluar pas 8 vitesh martesë.
38-vjeçarja zbuloi në rrjetet sociale se futbollisti i rugby e kishte lënë.
Vetëm pak ditë pas ndarjes së tyre, u zbulua se 31-vjeçari kishte nisur një lidhje të re me Stephanie Thirkill, vajza multimilionere e presidentit të klubit të tij Leeds Rhinos.
Por Helen raportohet se kishte dyshuar se ish-bashkëshorti e tradhtonte dhe kishte punësuar një dedektiv privat për ta ndihmuar në zbulimin e së vërtetës.
Gjithashtu, raporton The Sun, ajo ka kontaktuar me ish-bashkëshortin e Stephanie, Richard Sugden për të mësuar më shumë rreth lëvizjeve të saj dhe Richie Myler.
Futbollisti u takua me Stephanie në një darkë regbi vjeshtën e kaluar, kur Helen ishte gjashtë muajshe shtatzënë dhe u largua herët nga darka.
Gjatë mbrëmjes, vajza e presidentit Andreë Thirkill, e cila ka një pasuri prej 175 milionë paundësh, kishtë kërkuar një fotografi me çiftin dhe ata kishin pranuar.
Por Richie dhe Stephanie këmbëngulin se lidhjen e tyre e nisën vetëm pasi futbollisti u nda nga Helen, me të cilën ai ka tre fëmijë të moshës 6-vjeç, 5-vjeç dhe 4 muajsh.
“Ajo ndjeu se diçka nuk shkonte në marrëdhënien e saj me Richie. Punësimi i një hetuesi privat ishte gjëja e fundit që ajo donte të bënte, por s’kishte zgjidhje tjetër për të mësuar të vërtetën. Gjithashtu kontaktoi me ish-in e Stephanie që të zbulonin më shumë rreth ngjarjes. Gjëja më e rëndësishme për Helen tani është të kujdeset për 3 fëmijët e saj dhe të sigurohet që janë mirë”, tha një burim për The Sun.
Ndërkohë, ajo po përqëndrohet të kthehet në ekran për të prezantuar ligën e regbit, pavarësisht se mund t’i duhet të punojë me Richie.
Ajo dhe futbollisti u lidhën në vitin 2011 dhe u martua në dhjetor 2013.