Moderatorja Ori Nebiaj, që aderon në strukturat e Partisë Demokratike, tha sot se Sali Berisha nuk është një alternativë për demokratët, apo shqiptaët në tërësi.
Përmes një lidhje LIVE me emisionin ‘Kontrast’ në Report TV, Nebiaj komentoi zgjedhjen e Këshillit të ri Kombëtar. E ndodhur jashë tij, ajo shtoi se me rëndësi është një zgjidhje për të gjithë demokratët dhe jo për disa prej tyre.
Në Report TV, moderatorja Nebiaj shtoi se duhet që nga ana e ‘Rithemelimit’ të ndërmerren veprime përbashkuese dhe jo të ndikuara nga ‘eksitimi’.
“Unë kam qenë, jam dhe do të mbetem një njeri që njoh institucionet ligjore ndaj s’kam si të jem në institucionet e rinj me emra te vjetër. Unë do doja të dëgjoja nga njerëz që kanë tagrin dhe të dimë ccfarë do të ndodhë me strukturat e PD. Unë mendoj që Partia Demokratike sot nuk e di se kë përfaqëson. Jam e sigurt që shumë demorkatë e ndjejnë këtë dhe unë s’e kam fare problemin nëse jam pjesë e Këshillit Kombetar apo jo. Unë shpresoj të ketë një zgjidhje për të gjithë demokratët dhe këta të fundit të kenë dashamirësinë për atë që konsiderohet si vokacion politik. Të ndërmarrin veprime ligjore dhe jo euforike dhe të eksituara.
Unë jam krenare që kam kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nëse humbiste zgjedhjet e 25 Prillit sepse ashtu e konsideroja në atë moment dhe po njësoj e mendoj dhe sot. Unë besoj dhe udhëhiqem por jo që nënshtrohem. Me zotin Basha kam patur këtë komunikim qytetar dhe institucional dhe kjo gjë kaloi me një përqafim. Ajo që mua më intereson është që të kenë një PD që përfaqëson qytetarët duke ofruar një standard të mirë drejt shtetbërjes, zhvillimit dhe gjithçka tjetër.
Nuk mendoj që kandidim i zotit Berisha për kryetar të PD, sot të jetë një alternativë që sot duhet përqafuar nga demokratët apo gjithë shqiptarët” – tha Nebiaj për emisionin ‘Kontrast’ në Report TV./m.j