Një ditë pasi kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar të PD, për një qëndrim për zgjedhjen e Presidentit të vendit, deputeti Edi Paloka ka lajmëruar në emër të Komisionit të Rithemelimit, mbledhjen ditën e premte të këshillit Kombëtar të PD.
“Komisioni i Rithemelimit, ka vendosur thirrjen e mbledhjes së parë të Këshillit Kombëtar të PD në datën 6 maj në orën 18:00. qëllimi përveç konstituimit të Këshillit Kombëtar , edhe përcaktimi i një qëndrimi politik të PD lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit.
Mbledhja duhej mbajtur të paktën 5 ditë nga thirrja e Këshillit Kombëtar por për shkak të natyrës urgjente të çështjes që trajtohet, komisioni i Rithemelimit vendosi që të mbahet nesër pasdite.
Këshilli Kombëtar i PD është i vetmi organ i cili mund të përcaktojë qëndrimin e unifikuar të PD lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit, pasi në bazë të statutit edhe të vjetrit e të riut, Këshilli Kombëtar i PD është organi më i lartë që drejton veprimtarinë politike të PD në periudhën mes dy Kuvendeve.
Në mbledhjen e parë të këshillit kombëtar, statuti përcakton të zgjidhte dhe kryetari i këshillit kombëtar”, deklaroi Paloka.
g.kosovari