Një tjetër vdekje e dyshimtë ka ndodhur mes oligarkëve rusë.
Andrei Krukoëski, një tjetër menaxher i Gazprom rus ka humbur jetën në rrethana të paqarta. Krukoëski dyshohet se vdiq kur ra nga një shkëmb në Soçi, vendi i famshëm për zhvillimin e Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2014.
Në këtë vend ishte ndërtuar resorti i skive të gjigantit rus Gazprom, drejtor i të cili ishte pikërisht Krukoëski.
Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se dyshohet që Krukoëski ka humbur jetën pasi ka rënë nga një shkëmb në Socci që më 1 maj, por lajmi është bërë i ditur vetëm sot.
“Drejtori i përgjithshëm i vendpushimit Krasnaya Polyana në Territorin Krasnodar, Andrey Krukovsky, vdiq si rezultat i një rënieje në rrugën drejt kalasë Achipsinskaya. Ai i donte malet dhe gjeti paqen atje.”, raportoi agjencia e lajmeve TASS me anë të një postimi në rrjetin sociual Tëitter.
Sipas mediave ruse, 37-vjeçari është dërguar menjëherë në spital por nuk është arritur të mbahej në jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.
Krukoëski është i disati në listën e zyrtarëve dhe drejtuesve të Gazprom ose GazpromBank, të cilët janë gjendur të vdekur, dy prej të cilëve bashkë me familjen./m.j