Një trup i pajetë është nxjerrë ditën e djeshme nga deti në Durrës.
Policia ka informuar së fundmi se viktima është 62-vjeçari me iniciale V.B banues në Durrës, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë.
Nga veprimet e kryera nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera dhe dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes në det.
Viktima mbante veshur një xhaketë ngjyrë kafe, pantallona ngjyrë kafe, atlete ngjyrë blu, trup i shëndoshë, i thinjur dhe me flokë pjesërisht të rëna.
/a.r