Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin, festën e tyre më të madhe. Me këtë rast mijëra besimtarë ishin mbledhur në sheshin “Skënderbej” mëngjesin e sotëm për të bere faljen e Namazit pavarësisht motit jo të favorshëm.
Festa e Bajramit vjen pas 30 ditësh agjërim në muajin e Ramazanit. Falja e këtij mëngjesi u mbajt sërish nga kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu.
Pas faljes, besimtarët iu drejtuan ambienteve të tyre të banimit për të vijuar me kremtimet e kësaj dite.
Mesazhi i faljes së sotme iu dedikua dashurisë edhe solidaritetit ndaj të pamundurve dhe kjo njihet edhe si dita e dhurimit. Edhe këtë vit besimtarët nuk arritën që faljen e tyre ta bëjnë në xhaminë e madhe të Namazgjasë.