Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga Parlamenti ka folur për të rinjtë, që sipas saj e kanë shumë të vështirë të futën në politikë këtu në Shqipëri. Në fjalën e saj ajo u shpreh se ata detyrohen të shkojnë në Angli për t’u bërë rojtarë të shtëpive të barit, ndërsa vajza eskortë të kriminelëve të drogës.
“Për tu rikthyer tek ministrja e Rinisë, Buzaqi, më fal për mbiemrin por duhet të kuptosh nje gjë e nderuar që një i ri të kandidojë për deputet në bazë të sondazheve dhe shoqatave që janë të lidhura me qeverinë, një partie politike i kushton 100 euro një votë. Nëse një i ri duhet të bëhet deputet, i duhet një milionë euro për të hyrë parlament. Një ri shqiptar sot nuk ka as 200 euro në xhep por i hipin kamionëve për të qenë rojtarë në shtëpitë e barit në Angli apo Spanjë apo vajzat shqiptarë për tu bërë eskorta të kriminelëve të drogës në Shqipëri”, u shpreh Kryemadhi.
Kryemadhi foli edhe për aferën e inceneratorëve: “Pastaj vijmë tek zemra e Akilit. Ne kemi inceneneratorët. Deri më sot qeveria ka dhënë 100 mln euro nga djegia e plehrave dhe nuk është prodhuar asgjë. A është kjo një kambanë për SPAK që ta kthejë vëmendjen aty ku është çështja? Do ishte mirë të zbardhnim skemën e inceneratorëve”
g.kosovari