Institucionet Shëndetësore në Greqi kanë ngritur alarmin pasi dyshojnë për një rast me hepatit te një 16-vjeëare. 16-vjeçarja u shtrua në spitalin e Larisës me simptoma të hepatitit.
Simptomat e para të vajzës, ethe dhe zverdhje u shfaqën të mërkurën e kaluar. Sipas informacioneve të onlarissa.gr, mjekët kanë konstatuar te 16-vjeçarja virusin e hepatiti (inflamacion i mëlçisë), por jo format e njohura të tij (A, B, C).
Gjaku i adoleshentes tashmë është dërguar për analizë për adenovirus në Fakultetin e Mjekësisë të Selanikut, ndërsa incidenti është raportuar në Ministrinë e Shëndetësisë .
16-vjeçarja po trajtohet si një “rast i dyshimtë”, pasi ka disa nga simptomat që kanë alarmuar komunitetin mjekësor global.
Ditën e djeshme pedagogu grek tha se virusi i heptatit është 99% prezent në vend.
Për sa i përket Shqipërisë Komiteti Teknik i Ekspertëve tha se deri më tani nuk ka raste të zbuluara në vend.
Sipas OBSH-së, një fëmijë i prekur nga kjo sëmundje humbi jetën, ndërsa 17 të tjerë kanë kërkuar transplantin e mëlçisë.
Shumica e rasteve janë raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, 114. Sipas OBSH-së, ka pasur 13 raste në Spanjë, 12 në Izrael, nëntë në Shtetet e Bashkuara dhe një numër më i vogël rastesh të konfirmuara në Danimarkë, Irlandë, Holandë, Itali, Norvegji, Francë, Rumani dhe Belgjikë. Hepatiti është inflamacion i mëlçisë, një organ jetik që përpunon lëndët ushqyese, filtron gjakun dhe ndihmon në luftimin e infeksioneve
/b.h