Policia bën të ditur se më 15 janar në stacionin policor Jugu në Prishtinë, një qytetar A. Hasani (30 vjeçar) ka sjellë para të gatshme, të cilat i ka gjetur në afërsi të Fakultetit Teknik, në Prishtinë.
“Ne lusim personin qe i ka humbur këto të holla të paraqitet në stacionin policor Jugu në Prishtinë për t’i marrë ato”, thuhet në një deklaratë të Policisë.
Policia falënderon qytetarin, i cili ka treguar gatishmërinë për t’i kthyer paratë te pronari i vërtetë si dhe vlerësojmë lartë sjelljen e tij.