Nga Ilir Yzeiri
I nderuar kryeprokuror i Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK)! Siç edhe mund ta kesh marrë vesh nga mediet, me këtë slogan- “Enough is enough”- që në shqip e përkthejmë “Mjaft është mjaft”, njeriu me rekordet kriminale më të mëdha në këtë vend, i shenjuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, zoti Blinken si minues i demokracisë, i përfshirë në korrupsion thelbësor bashkë me familjen e aleatët e tij dhe si shantazhues i demokracisë, Sali Berisha, pra, ka nisur një peticion on-line për të kërkuar largimin e Ambasadores së SHBA-ve në vendin tonë, zonjës Yuri Kim, pëfaqësueses së Presidentit të SHBA-ve, zotit, Biden.
I dashur zoti Kraja!
Unë e çmoj punën tuaj dhe ju personalisht, megjithëse nuk ju njoh, por kam të drejtë të shqetësohem sepse ju vini nga një shtresë profesionistësh që jini shenjuar me njollë të zezë në vetëdijen kolektive. Për gati 30 vjet, i dashur zoti Kraja, ne nuk u frymëzuam nga asnjë shembull prokurorësh, me përjashtim të të ndjerit Xhevat Hana i cili, në mënyrë dinjitoze, nuk iu nënshtrua asnjë presioni dhe e vijoi deri në fund punën e tij për të çuar para drejtësisë ata që urdhëruan dhe realizuan rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës.
Më tej, rrëfimet dhe ajo që kemi parë të gjithë ne nga procesi i vetingut, ku një armatë keqbërësish me pasuri kriminale dhe të pajustifikuara parakaluan para komisionit të vetingut si të ishin në një bursë famëkeqe, pra ajo që pamë e po shohim ku gjyqtarë e prokurorë janë pasuruar dhe kanë dhënë vendime skandalozë në këta tridhjetë vjet, duhet t’ju bëjë ju zoti Kraja më të vëmendshëm.
Zelli juaj i madh për të goditur keqbërësit e administratës, ata që vjedhin karburant apo ata që korruptohen me arka me peshk, ashtu sikundër edhe ngulmimi për t’u marrë me Sajmir Tahirin përtej kopetencave që ju jep ligji, nuk ka asnjë gjë të keqe. E keqja më e madhe, i dashur zoti Kraja, është se ju nuk po na jepni prova se do të përballeni me regjimin më kriminal që u ndërtua në Shqipëri kur Berisha ishte në pushtet.
Prokuroria vihet në lëvizje me indicie të caktuara. Si ka mundësi që gjithë ato investigime që janë botuar e publikuar për veprimtarinë kriminale të Berishës nuk ju vënë juve në lëvizje ? Ky është një mister që po ushqen konspiracionin në këtë vend. Berisha po ju sfidon ju dhe ne të gjithëve. Ai është si një kriminel në kërkim që i bën karshillëk drejtësisë dhe tani në fund ka marrë guximin që të sfidojë edhe SHBA-të.
Kjo që po ndodh së fundi me peticionin on -line kundër Ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, zonjës Kim, është një shuplakë e rëndë për ju, sepse opinion në Shqipëri e ka braktisur me kohë berishizmin dhe atë vetë. Por Shqipëria nuk ka braktisur ende frikën nga regjimi. Ju, i nderuar zoti Kraja, më shumë po krijoni profilin e atij të plotfuqishmit të lagjes së kohës të diktaturës që bënte zap keqbërësit e vegjël që vidhnin kumbulla e mollë, por ju nuk keni guxim të ndalni krimin e regjimit. Për fat të keq, ju ende dukeni të frikësuar dhe ende nuk po na shfaqeni si ëngjëlli ynë mbrojtës.
Askush nuk po kërkon linçime dhe gjueti shtrigash. Ne të gjithë po kërkojmë që ju të na tregoni nëse gjithë ato akuza e prova flagrante që janë botuar e publikuar pa fund në këtë vend e bëjnë qytetarin Sali Berisha një njeri të zhytur në krim ashtu siç edhe e ka paraqitur atë sekretari i Jashtëm i Shtetit zoti Blinken apo jo. Në të kundërt, do të na duhet të tjerrim konspiracione për informacione që ju po i prisni ende si Godojoa i Beketit në anë të rrugës.
Nëse ju vërtet prisni prova nga jashtë, më mirë lëreni Sali Berishën të endet rrugëve deria sa të ketë frymë dhe vazhdoni me Arkat e peshkut dhe kartelat e karburanteve. Edhe aq nuk është pak.
Shumë mirë e ke shkruajtur.
Kraja i mesipërm, është një kulim i shtirur, është një skuth brilant, (kulim dhe skuth janë terma shkodre), dhe në se i lexon, i kupton Ai dhe gjithë shoqeria.
Njeri frikacak, që mundohet të ruajë bythën e tijë, duke e patur mirë me të gjitha palët. Me një fjalë, shkurt, Kraja, është një njeri me zemër lepurushi……
Kush e vuri këtë njeri pa ngjyrë ? Pa gjak ? Pa dinjitet ?…..