Mundësitë janë mëse reale që Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës të hyjnë në parlamentin e Serbisë pas përsëritjes së zgjedhjeve në qendrën VI të vendvotimit në Bujanoc, ka thënë Shaip Kamberi për Danas.
Vetëm 400 vota i duhen Partisë për Veprim Demokratik që udhëhiqet nga Kamberi për t’u bërë parti parti parlamentare, ka treguar ai.
Kjo pas ankesave të parashtruara se në qendra e vendvotimin në fjalë në vend se të mbyllet në ora 20:00 është mbyllur para orës 18:00 në zgjedhjet e 3 prillit në Serbi.
Shaip Kamberi tha për Danas se Gjykata Administrative, duke vendosur për ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, të paraqitur me rastin e vendimit të KQZ-së, ka marrë aktgjykim për pranimin e ankesës dhe anulimin e votimit në atë vendvotim.
Në mandatin e kaluar, Partia për Veprim Demokratik e Kamberit kishte dy deputetë në Kuvendin e Serbisë.