Nga Ben Blushi
FOTOGRAFIA E MARENGLENIT
Para disa ditësh isha në Durrës. Te Adriatiku
Bëhej një dasëm. Një fotograf po fotografonte nusen dhe dhëndrrin. Unë i fotografova të tre. Edhe nusen. Edhe dhëndrrin. Edhe fotografin
Pastaj u ula për një birrë. Ouu, tha dikush drejtori im, kush je, e pyeta. Ta pi një birrë me ty tha, jam Marengleni, fotografi. A di nga vjen emri Marenglen, e pyeta. Unë e di,tha Marengleni, po kamarieri nuk e di. Ky ka një emër me tre emra, i thashë kamarierit. Si mund të jenë tre emra në një emër, pyeti kamarieri, Marenglen është bashkimi i emrave të tre komunistëve më të famshëm të globit, thashë unë. Po,tha Marengleni,unë jam shkurtim i Marksit, Engelsit dhe Leninit.
Ou, cfarë emri tha kamerieri, po Stalini ku është? Epo bashkë me Stalinin emri im dilte shumë i gjatë, tha Marengleni. Në fakt vetëm Stalini ka jetuar si komunist thashë unë. Marksi dhe Engelsi ishin të pasur. Drejtor, tha Marengleni edhe ti bën fotografi por nuk jeton si fotograf
Po,thashë, unë bëj fotografi por nuk jam fotograf.
E shef, tha Marengleni, kisha të drejtë. Po ti si jeton,e pyeta
Unë bëj fotografi, tha, më ftojnë nëpër dasma nëpër evente. Po kjo dasëm ishte? Jo,tha, këta janë martuar para disa vitesh,tani po festojnë shtazënaninë e dytë të gruas. Pse edhe këto festohen tani, e pyeta
Shumë,tha Marengleni,shyqyr që mbeten njerëzit me barrë që kemi punë! Cfarë eventesh shkon,e pyeta, ekspozita, filma, sfilata,përurime dyqanesh? Jo jo,tha Marengleni,më mirë se kaq Ca ka më mirë se kaq?
Shiko, tha, mblidhen 10 vajza bashkë, marrin një vilë me qira dhe një dj dhe bëjnë party
Edhe,thashë unë
Edhe unë i fotografoj,tha
Po ca ndodh aty, e pyeta
Ca nuk ndodh,tha Marengleni, dehen dhe cfarë nuk ndodh deri në mëngjes
Po ti rri gjithe natën me ato ?
Sigurisht, tha Marengleni
Po a je i martuar?
Jam,tha Marengleni
Po në shtëpi cfarë i thua gruas kur shkon në mëngjes
Tani është mësuar, tha, por në fillim kisha probleme, bëhej xheloze. Ska faj,thashë unë, të rrish me 10 vajza në një shtëpi gjithë natën. Drejtor kjo është pjesë e punës, tha Marengleni. Marenglen kur kam qenë drejtori jot? Në televizion,tha Marengleni.
Po pse nuk je më aty? Jo,tha Marengleni më paguaje shumë pak, ika. Ku ike, pyeta? Nëpër dasma,në vila, në evente, fitoj dhjetë herë më shumë. Sa mirë e ke bërë,i thashë
Të të bëj një foto me aparat, pyeti Marengleni
Ma bëj, i thashë
Do ta coj,tha Marengleni
Do ta nxjerr në instagram i thashë, foto nga Marengleni
Nxirre të jap leje, nxirre,
Faleminderit për lejen Marenglen
Më vjen keq, tani duhet të iki
Ku do ikësh?
Kam një event sonte në një vile, mblidhen disa vajza do jetë super
Bëfsh qejf,i thashë dhe mos e mërzit gruan
A do të vish dhe ti,tha Marengleni
Unë nuk jam fotograf, i thashë, nuk më pranojnë
Cke ti,tha Marengleni,të marr unë tani jemi kolegë