Një kukull e mbushur me eksploziv, një tullumbace me një vrimë në të për të vendosur fitilin e dinamitit… Së bashku me tmerret e varrezave masive dhe torturave, ushtarët rusë që largohen nga qytetet në Ukrainën perëndimore dhe veriore lejnë gjithashtu mjete të reja vdekjeje, të kamufluara për të synuar më të pambrojturit: fëmijët. Kjo është denoncuar nga Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrisë së Brendshme të Kievit.
“Okupatorët tani po veprojnë sipas një parimi të ngjashëm me atë të aplikuar tashmë në të kaluarën, duke lënë pas ‘surpriza vdekjeprurëse’ në shtëpitë e civilëve.
Cinizmi i racistëve është befasues: ata fshehin mina dhe objekte shpërthyese në lodrat e fëmijëve, librat dhe sendet shtëpiake. Banorët e dinë mirë se fëmija, kur kthehet në shtëpi , do të mbledhë në radhë të parë lodrën e tij”, shkruan ai./m.j