Nga Spartak Ngjela
Bashkë me shthurjen mendore të Saliut, sot po shihet se është i trembur i gjithë korrupsioni i lartë shtetëror në Tiranë.
l.Dhe Saliu dhe të korruptuarit e trembur po godasin ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, zonjën Yuri Kim.
Kurse ambasadorja qesh me ta se ua di hallin: të gjithë këta kanë frikë nga ligji.
Se kanë vjedhur shqiptarët.
Normal, kjo është psikologjia e vjedhësit në të gjithë botën. Por shqiptarët kanë shpresë të shpëtojnë se në këtë kohë historike kanë përkrahës drejt çlirimit të tyre Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kurse të korruptuarit, kanë shthurje mendore, në këtë rast. Dhe duhen mëshiruar.
Kjo që po shihet sot në Shqipëri, është psikologjia e atij që ka frikë jo vetëm nga burgu, por edhe nga shpronësimi.
Do t’iu konfiskohet pasuria dhe të gjitha paratë që këta banditë të korrupsionit shqiptar u kanë vjedhur shqiptarëve. .
Normal.
Por, për faktin që të korrruptuarit janë acaruar me frikë, dhe Saliu godet edhe gjykatën me terminologji sovjetike, kuptohet se fitorja e shqiptarëve është shumë e afërt.
Pse çfarë po pritet?
ll.Kuptohet se goditja është e afërt. Dhe, për faktin që reformën antikorrupsion po e drejton politika amerikane, ambasadorja Yuri Kim duhet të jetë shumë e sigurt dhe shumë e vendosur.
Dhe, në fakt, ashtu po tregohet.
Janë metrat e fundit drejt çlirimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga pushtimi shumëvjeçar i korrupsionit të lartë shtetëror.
Dhe, në këto çaste vendimtare për historinë e Shqipërisë, do shihni përditë çjerrmat që do të lëshohen si klithma nga krimi i organizuar dhe korrupsioni i lartë shtetëror; por do të shohim edhe vendosmërinë e politikës së jashtme amerikane që do të spikasë, me forcën amerikane, nga ambasadorja Yuri Kim kundrejt korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë.
Prisni dhe shikoni fitoren historike të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.