Larg konfliktit në terren me vetë Ukrainën, një oligark rus ka reaguar në rrjetet sociale duke u shprehur se duhet t’i jepet fund “luftës së çmendur”.
Oleg Tinkov shkroi në një postim të mbushur me sharje në “Instagram” se ai nuk shihte “asnjë përfitues” nga ky konflikt.
Tinkov është një nga sipërmarrësit me profili të lartë në Rusi dhe themeloi firmën globale të financave në internet Tinkoff Bank dhe zotëronte ekipin e çiklizmit Tinkoff-Saxo.
Ai është një nga rusët me profil të lartë që dënon publikisht veprimet e presidentit Vladimir Putin.
Dy nga oligarkët e tjerë të shquar të vendit, Mikhail Fridman dhe Oleg Deripaska, kanë bërë thirrje të shumta për paqe, por nuk kanë kritikuar drejtpërdrejt.
Tinkov tha se “90%” e njerëzve të vendit të tij ishin kundër luftës dhe shtoi se “të marrët në çdo vend janë 10%”.
/b.h