Drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi I ka konsideruar zgjedhjet vendore të 2023 si një çast vendimtar për vendin.
Nga Fieri në takim me strukturat e LSI, Kryemadhi u shpreh se ashtu si në të gjithë vendin, ndryshimi i qeverisjes së qytetit do ta kthejë bashkinë e Fierit në shërbim të shumicës, jo të një grushti njerëzish.
Postimi
Zgjedhjet vendore të 2023 janë çast vendimtar, për të çliruar qeverisjen e qyteteve të Shqipërisë nga politika klienteliste varfëruese.
Ndaj nuk ka kohë për të humbur. Ashtu si në të gjithë vendin, ndryshimi i qeverisjes së qytetit do ta kthejë bashkinë e Fierit në shërbim të shumicës, jo të një grushti njerëzish.
Delegatët e Konventës Kombëtare të bashkisë Fier, të angazhuar për rolin që LSI si alternativë duhet të ketë në këto momente përballje me regjimin./m.j